Konfiskohen pajisjet për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicë

Konfiskohen pajisjet për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicë

Disa pajisje për prodhimin e kriptovaluatave janë konfiskuar në Mitrovicë nga Policia e Kosovës.

Aksioni ka ndodhur sot rreth orës 11:00.

“Më datën 09.05.2023 rreth orës 11:00 Njësia e Hetimeve kundër narkotikëve DRP- Veri e mbështetur nga njësit DRP-Vero pas një pune hetimore-operative ka arritur të lokalizojë një shtëpi banimi në rrugën ‘Qeta e Mintaroëve’, ky i dyshuari kishte pasur pajisje për prodhimin e kriptovalutave”, deklaroi Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani për ‘Telegrafin’.

Elshani njoftoi se është bërë konfiskimi këtyre pajisje: Antiminer T9- 16 copë. Antiminer S9 – 13 copë. Kartela Grafike 4Gb 32 copë. Kartela Grafike 8 Gb 33 copë. Power Suplyer 10 Copë.

Related Articles