Konjufca deklaron rreth 400 mijë euro pasuri të paluajtshme

Konjufca deklaron rreth 400 mijë euro pasuri të paluajtshme

Deklarimin e pasurisë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit e ka bërë edhe tashmë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Veç pasuri të palujtshme Konjufca i ka në vlerë 390 mijë euro e 773 euro.

Në emër të tij, ai ka deklaruar një banesë 99.41 m2 e blerë me kredi dhe kursime në vitin 2018, vlera e së cilës është mbi 60 mijë euro, gjithashtu si të tijën ai ka deklaruar edhe një depo vlera e së cilës është 500 euro, dhe një parking.

Si pasuri të palujtshme, por në pronësi të prindërve, Konjufca ka deklaruar një banesë në vlerë 44 mijë euro, një banesë tjetër 115.00 m2 në vlerë 92 mijë euro, 50 ari tokë, një shtëpi me 130.00 m2 në vlerë 45 mijë euro dhe 12.49 ari tokë në vlerë rreth 25 mijë euro.

Ndërsa ka deklaruar edhe një veturë të bashkëshortes në vlerë tre mijë euro.

Gjithashtu ai ka edhe një kredi të marrë për një banesë në lagjen Kalabri, vlera e së cilës ka mbetur është mbi 31 mijë euro.

Si donacion në Lëvizjen Vetëvendosje, Konjufca ka deklauar 2 mijë euro.

Të hyra vjetore, ish-kryetari i ka deklaruar 35 mijë e 857 euro, si pagë e marrë në pozitën e tij, si dhe 501 euro mëditje, ndërsa të prindërve, pensionet dhe trusti ai ka deklaruar se 8 mijë e 700 euro.


Para të  gatshme Konjufca ka deklaruar pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit si të tijat 7600 euro, ndërsa të prindërve në banka të ndryshme mbi 23 mijë euro.

Related Articles