Konjufca: Deputetët e Listës Serbe do të zëvendësohen

Konjufca: Deputetët e Listës Serbe do të zëvendësohen

Kryetari i Kuvendit, Galuk Konjufuca tha se deputetë e Listës Serbe që kanë dorëzuar dorëheqjen do të zëvendësohen.

Konjufca në konferencë për medie, thotë se do të veprohet ashtu siç thotë ligji.

I pari i Kuvendit, thotë se do t’i drejtohet presidentes Osmani ku kjo e fundit pastaj do t’i referohet KQZ-së.

“Ne në këtë situatë, nuk kemi ndryshe si të veprojmë përveç ashtu siç e thotë ligji. Ligji i Kosovës thotë se, ata duhet të zëvendësohen. Unë do t’i drejtohem presidentes së vendit dhe pastaj, për procedurat tjera Osmani do t’i referohet KQZ-së, dhe ky i fundit i përgjigjet presidentes me propozimet e reja”, tha Konjufca.


Related Articles