Konjufca e pret në takim presidentin kroat

Konjufca e pret në takim presidentin kroat

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka pritur në takim presidentin kroat, Zoran Milanoviq, raporton Gazeta “Enigma”.

Ky takim vjen pas pritjes me ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani, të cilët më pas dolën në konferencë për media.

Milanoviq gjatë ditës do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, tha se ky shtet mbetet ndër aleatët më të fuqishëm të Kosovës.

Sipasa saj, Kosova e bërë të qartë se vizion është të anëtarësohet në strukturat euroatlantike.

“Kroacinë e konsiderojmë si aleat kyç. Marrëdhëniet e dy shteteve ndërtohen mbi lidhjet e forta të miqësisë që ekzistojnë historikisht në mes dy vendeve tona. Jemi të lumtur që qytetarët kroat me origjinë shqiptare janë integruar mire dhe ndjehen krenarë si qytetarë të Kroacisë”.

“Është tejet e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të konsolidoj shtetësinë e saj, dhe shpresojmë që Kroacia do të vazhdoj të përkrahë këtë rrugë të vështirë por të pandalshme”.

Kur foli për iniciativën “Open Ballkan”, Osmani tha se ky projekt i shkel parimin e gjithëpërfshirës dhe barabarësisë.

Related Articles