Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, duke komentuar hezitimin e disa qytetarëve për t’u vakisnuar, ka thënë që kemi ardhë deri në pikën ku ambasada amerikane u detyrua të tregojë që s’ka mikroçipa në vaksina.
“Jemi shteti i vetëm në botë ku ambasada amerikane është detyruar të lëshojë deklaratë zyrtare që nuk ka mikroçipa në vaksinë. Askund në botë, as në Afrikë nuk e besoj që ka pasë deklaratë ku thuhet “qytetarë të nderuar mos u tutni se nuk ka çipa”.
Konjufca ka thënë se ka njerëz që refuzojnë të vaksinohen, pra sipas tij nuk i besojnë vaksinës.
“Së paku me arrit 70 për qind mi vaksinu ata që dojnë. Ka shtete në të cilat kur u zgjedh VV-ja si qeveri , kishte shtete që e kishin filluar vaksinimin. E kujt është kjo përgjegjësi? Ne nuk e kishim kontraten e vaksinave”, tha ai.