Për vdekjen e babit të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, raporton Gazeta Enigma.
Konjufca ka shkruar se me pikëllim ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit.
“Me pikëllim mora lajmin se u nda nga jeta Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të cilët humbën të dashurin e tyre! Qëndrojmë pranë tyre në këto momente dhimbjeje! Edhe pse Haxhi Thaçi nuk është më në këtë jetë, ai do të jetë i pranishëm në kujtimet që ka lënë pas, në zemrat e atyre që e patën pranë dhe ndanë jetën me të. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Konjufca. / Gazeta Enigma.