Konjufca pret ambasadorin e Japonisë, pajtohen për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve

Konjufca pret ambasadorin e Japonisë, pajtohen për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Japonisë, Ryuta Mizuuchi, raporton Enigma.

Në njoftimin e lëshuar të Kuvendit thuhet se Konjufca e falënderoi për vizitën dhe i shprehu mirënjohje Mizuuchit për punën me misionin e tij diplomatik në Kosovë, të cilën është duke e përmbyllur, si dhe i uroi suksese të mëtejshme.

“Kryeparlamentari Konjufca tha se thellimi i marrëdhënieve të mira midis Republikës së Kosovës dhe Japonisë, të cilat zhvillohen në sfera të ndryshme të bashkëpunimit mes dy vendeve, ecën përkrah angazhimit tonë në drejtim të interesave dhe qëllimeve të përbashkëta”.

“Ambasadori Ryuta Mizuuchi e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen duke u pajtuar për nevojën e rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe të forcimit të partneritetit edhe në vazhdim”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Related Articles