Konjufca: S’jam optimist se do arrijmë marrëveshje me Serbinë

Konjufca: S’jam optimist se do arrijmë marrëveshje me Serbinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca nuk beson se do të arrihet shpejt një marrëveshje me Serbinë.

Duke folur në një panel në një diskutim të Foreign Affairs and Security Forum (FAS Forum), Konjufca përmendi rikontstruktimin e kastës politike në Serbi, e cila është e lidhur me Rusinë.

“Me këtë konstelacion politik të Serbisë, nuk jam optimist për arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë me Serbinë”, tha Konjufca.

Me përbërjen e re, në krye me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Konjufca tha se “Serbia tashmë e ka dhënë mesazhin e qartë” se “cili është drejtimi i tyre”.

“Kjo do të ketë ndikim edhe në të gjitha proceset e rëndësishme në Ballkanin Perëndimor”, tha Konjufca.

Duke përmendur vënien e Aleksandar Vulinit në krye të inteligjencës serbe dhe Ivica Daçiqin në krye të diplomacisë, tha se strukturat e rëndësishme të shtetit serb janë të lidhura ngushtë me Rusinë.

“Të gjitha strukturat serbe, strukturat e rëndësishme të sigurisë, inteligjencës, policisë, ushtrisë, politikës së brendshme, janë të kapura nga personalitete që mbrojnë hapur drejtimin e Serbisë, e cila duhet të jetë e lidhur ngushtë me Rusinë”, tha Konjufca.

Related Articles