Konjufca thotë se mendoi të jep dorëheqje kur në Kuvend shpërtheu dhuna mes VV-së e PDK-së

Konjufca thotë se mendoi të jep dorëheqje kur në Kuvend shpërtheu dhuna mes VV-së e PDK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kujtuar dhunën që shpërtheu në Kuveëndin e Kosovës në mes të deputetëve të LVV-së dhe PDK-së para një viti, duke thënë se kjo ngjarje ishe një nga momentet më të vështira në karrierën e tij politike dhe se pas kësaj e mendoi dorëheqjen, njofton Gazeta Enigma.

“Momenti më i vështirë gjatë këtij mandati ka qenë seanca në të cilën kishte tensione në mes të grupeve parlamentare, e cila eskaloi edhe në përleshje. Mund të them se ka qenë momenti i vetëm gjatë këtij mandati kur e kam menduar edhe dorëheqjen”, tha Konjufca në një intervistë për Klankosova.tv.

Konjufca po ashtu tha se tërheqja nga sfera politike është një opsion që përcjell “çdo ditë”.

Ndëkohë, sa i përket momenteve që e kanë bërë atë krenar gjatë mandatit si kryeparlamentar, Konjufca tha se është krenar për të gjitha grupet parlamentare që kanë qenë “produktive me aq sa kanë pasur mundësi, dhe kanë kontribuar e ndihmuar që kjo legjislaturë të ketë numër rekord të ligjeve të miratuara”.

Së fundmi, Konjufca është përfshirë në një mosmarrëveshje me presidenten Vjosa Osmani, pasi Konjufca tha se arsyeja që Osmani nuk u njoftua për letrën që iu dërgua Këshillit të Evropës ishte “largësia”, arsye të cilën Osmani e quajti “hajgare”, duke përmendur ekzistencën e celularëve. /Gazeta Enigma

Related Articles