Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me kabinetin e tij ka udhëtuar sot në Gjermani për vizitë zyrtare.
Atje kreu i parlamentit, do të takohet me presidentin e Budenstangut, Barbal Bas, po ashtu edhe me të dërguarin e posaçëm të Qeverisë Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manul Sarrazin.
Shefi i stafit të Kuvendit Ilir Kërçeli, tha se Konjufca gjithashtu do të takohet edhe me kryesuesin e Komisionit për Bashkimin Evropian, Dr. Anton Hofreiter.
Pritet të takohet edhe me kryesuesen e Komisionit për Politikë të Mbrojtjes, Dr. Marie-Agnes Strack Zimmermann.
Në agjenden e Konjufcës është edhe takimi edhe me Martin Schulz, i cili është president i FES dhe ish-kryetar i Parlamentit Evropian.
Po ashtu kryetari i Kuvendit do të takohet edhe me Peter Beyer, deputet i CDU-së dhe përgjegjës për Ballkanin Perëndimor në CDU.