Konstituimi i Kuvendit: 32 tentativa – 0 rezultate

Konstituimi i Kuvendit: 32 tentativa – 0 rezultate

Përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar edhe sot për të 32-tën herë, raporton Gazeta “Enigma”.

Në seancën e sotme ishin të pranishëm vetëm 75 deputetë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, bëri me dije se 45 deputetë votuan në favor të formimit të Komisionit për votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërkohë pati një votë kundër, abstenime nuk ka.

Ashtu si në seancat e mëparshme, mungesa e kuorumit dhe pajtueshmërisë politike çoi në ndërprerjen e seancës. Seanca e radhës është parashikuar të mbahet më 17 qershor duke filluar nga ora 10:00. /Gazeta Enigma/

Related Articles