Koreja ua ndalon qytetarëve të veshin pallto lëkure

Koreja ua ndalon qytetarëve të veshin pallto lëkure

Ka shumë gjëra që u ndalohen qytetarëve të një vendi komunist si Koreja e Veriut, dhe palltoja e lëkurës është më e fundit prej tyre.



Arsyeja është sepse kjo lloj veshjeje është e parapëlqyera e liderit Kim Jong-un, dhe duket konsideruar si ekskluzive e tij.

Në vitin 2019, palltoja e lëkurës njihej si “Kim”, por me kalimin e kohës u bë e preferuara e elitës verikoreane, që ishte e etur të tregonte besnikërinë ndaj liderit suprem.

Megjithatë, Kim Jong-un duket është irrituar nga ky lloj imitimi e tani ka urdhëruar të ashtëquajturën “polici e modës” të zbresë në rrugët e qyteteve të vendit dhe të kontrollojë këdo që guxon të mbajë një veshje të tillë.

Kjo do të shihej si sfidë ndaj udhëheqësit dhe përpjekje për minimin e autoritetit të tij, tha një burim për Radio Azia e Lirë. I njëjti burim pohoi se “janë dhënë udhëzime që të mos vishen në publik palltot e lëkurës.

Ato janë direktiva të Partisë të cilat askush nuk guxon t’i kundërshtojë”, shprehet ai./Gazeta “Enigma”/

Related Articles