Ka përfunduar ndeshja mes Slavia Pragës dhe Ballkanit.
Rezultati përfundimtar ishte 3 me 2, atje ku skuadra kosovare pati një paraqitje fantastike.
Të drejtuarit e Ilir Dajës treguan karakter të fortë, madje dy herë ishin në avantazh duke i dhënë futbollit kosovar një imazh të mrekullueshëm në Evopë.
Ermal Krasniqi dhe Meriton Korenica shënuan golat për skuadrën tonë, por një autogol i Frashërit dhe golat e Olayinkas dhe Masopust i dhanë fitoren vendasve.
Futbollisti i skuadrës kosovare, Meriton Kornica tha se paraqitja ishte e mirë, por që i pësuan golat nga një pakujdesi e tyre.
“Ka qenë një ritëm shumë i lartë, i pësuam golat nga një pakujdesi e jona. Ne luajtëm mirë, i shënuam dy gola, por sido të që jetë ky është futbolli”, tha Korenica pas ndeshjes.