Kosnett, Kurti dhe Palmer flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Kosnett, Kurti dhe Palmer flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori i Shtetev të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka njoftuar se mbrëmë me kryeministrin e Kosovës, Albin, kanë pasur bisedime me Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Gjatë këtyre diskutimeve është folur gjerësisht për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kosnett thotë se këto bisedime kanë qenë produktive, derisa thekson se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mbetet qenësor për suksesin në ekonomi dhe në procesin e integrimeve.

“Mbrëmë patëm një diskutim të gjerë, dhe produktiv me kryeministrin AlbinKurti dhe Matt Palmer të Departamentit të Shtetit. Procesi i dialogut i udhëhequr nga BE mbetet thelbësor për suksesin ekonomik të Kosovës dhe integrimin Euro-Atlantik”, ka shkruar Kosnett.

/Gazeta Enigma/

Related Articles