Kosnett viziton Mitrovicën e Veriut: Kosovarët do t’a marrin paqen që u nevojitet

Kosnett viziton Mitrovicën e Veriut: Kosovarët do t’a marrin paqen që u nevojitet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka vizituar të martën Mitrovicën në pjesën veriore ku është takuar me liderët politikë  si dhe shoqërinë civile, raporton Gazeta Enigma.

Kosnett përmes një statusi në rrjetin social në Twitter ka shkruar se kosovarët mund të arrijnë paqen që ju duhet vetëm duke punuar së bashku për të zgjidhur problemet e përbashkëta.

“Vizitë e mirë dhe produktive dje në veriun e Mitrovicës për diskutim me liderët politikë, shoqërinë civile dhe mediet e pavarura. Kosovarët do ta marrin paqen që u nevojitet, drejtësinë që e meritojnë dhe mirëqenien vetëm duke punuar së bashku për t’i zgjidhur problemet e përbashkëta”, ka shkruar Kosnett. 

Related Articles