Kosova – Andorra: Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat

Kosova – Andorra: Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat

Ka përfunduar pjesa e parë mes Kombëtares së Kosovës dhe Andorrës me rezultatin e barabartë 0 me 0, ndeshje kjo e vlefshme për para-kualifikim në Euro 2024.



Pjesa e parë i takoi ‘Dardanëve’ me raste shënimi, por gola nuk pati në këto 45 minuta.

Dy kartonë të verdhë u dhanë gjatë 45 minutave. Për mysafirët u ndëshkua Vales në minutën e shtatë, kurse për vendasit Mirlind Kryeziu në minutën e 23-të.

Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” është duke u kritikua, nuk duket në gjendje të mirë për shkak të shiut që ra gjatë ditës së djeshme.

Related Articles