Kombëtarja e Kosovës ka arritur të kalojë në avantazh 0:1 kundër Zvicrës në Cyrih.
Sulmuesi vushtrrias, Milot Rashica e ka realizuar golin e parë në këtë sfidë për “Dardanët”.
Rashica konkretizoi një rast nga afërsia në minutën e 52-të të takimit.
Ndryshe, ndeshja po luhet në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih.