Kosova do të përballet me Burkina Fason, e cila zhvillohet më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në orën 18:00, shkruan Gazeta Enigma.
“Dardanët” do të luajnë ndeshjen e parë nën urdhërat e trajnerit të ri, Alain Giresse.
Kombëtarja afrikane është në vendin e e 60-të me 1397.64 pikë në renditjen e fundit të FIFA-s dhe ka arritur deri në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës.
Gjyqtari Eldorian Hamiti nga Shqipëria do të jetë në rolin e gjyqtarit kryesor dhe do të ndihmohet nga asistentët Rejdi Avdo, Nertil Bergasi.
Kurse, gjyqtari me perspektivë të madhe, Mentor Ajeti, në këtë ballafaqim do të jetë gjyqtar i katërt.
/Gazeta Enigma/