Zyrtare: Orges Bunjaku ardhja e re te Kombëtarja e Kosovës

Zyrtare: Orges Bunjaku ardhja e re te Kombëtarja e Kosovës

Futbollisti i talentuar Kosovar, Orges Bunjaku edhe zyrtarisht do ta përfaqësoj Kombëtaren e Kosovës në futboll.

Orges Bunjaku sot është pritur në zyret e FFK-së nga kryetari  Agim Ademi dhe Komiteti Ekzekutiv I FFK-së, shkruan Gazeta Enigma.

Bunjaku ka lindur në Zvicër dhe deri tash ka përfaqësuar këtë shtet në të gjitha ekipet kombëtare të grupmoshave. Megjithatë, tani ka vendosur ta dëgjojë zemrën dhe ta përfaqësojë vendlindjen e prindërve të tij. 20-vjeçari aktualisht luan në kategorinë e dytë të futbollit francez, Grenoble, ku u transferua nga skuadra e njohur zvicerane, Basel.

Orges Bunjaku falënderoi presidentin Ademi për interesimin e vazhdueshëm dhe u shpreh i lumtur që në të ardhmen do ta përfaqësojë vendin e prindërve të tij. Ai theksoi se e pret me padurim ditën kur do ta veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe do të jap maksimumin e tij për t’i arritur objektivat./Gazeta Enigma/

Related Articles