Kosova dhe Bahamas vendosin marrëdhënie diplomatike

Kosova dhe Bahamas vendosin marrëdhënie diplomatike

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se përveç aktit të njohjes nga Bahamas, së bashku me kryeministrin Philip Davis nënshkruan edhe Marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

“Ky akt forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe zgjeron rrethin e shteteve tona mike që besojnë në vlerat e lirisë, sovranitetit dhe bashkëpunimit”, shkroi Osmani.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të sinqerta, në shërbim të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar”, shtoi tutje e para e shtetit.

Related Articles