Kosova do të përfaqësohet nga Gërvalla në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Sigurimit

Kosova do të përfaqësohet nga Gërvalla në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Sigurimit

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të mërkurën pasdite në New York, për të shqyrtuar raportin e radhës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonie Guterres rreth punës së UNMIK-ut.

Sipas njoftimit nga MPJF, Kosova në këtë takim përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ajo pritet të flasë rreth progresit të arritur në vend, qasjes së Serbisë dhe rreziqeve që i kanosen rajonit pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Republika e Shqipërisë, e cila që nga janari i këtij viti është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për periudhën kohore 2022-2023.

Related Articles