Kosova e mbyll fazën e kualifikimeve të Kupës së Botës me barazim ndaj Greqisë

Kosova e mbyll fazën e kualifikimeve të Kupës së Botës me barazim ndaj Greqisë

Kosova e ka mbyllur fazën kualifikuese për në Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022 ndaj Greqisë me barazim, 1-1.

Dardanët e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar portën e grekëve qysh në minutën e shtatë, por Milot Rashica nuk gjuajti saktë.

Vendasit filluan të këndellen, duke krijuar disa aksione të mira, mirëpo mbrojtja e Kosovës ishte e vëmendshme.

Kosova

Valon Berisha përmes disa goditjeve nga këndi shpresonte të gjente ndonjë bashkëlojtar, por që ishte i pafat.

Greqia më pas doli më shumë përpara, derisa anëtari i Liverpoolit, Tsimikas lëshoi një goditje, por që ishte jashtë.

Vendasit ia dolën të thyenin mbrojtjen tonë, duke shënuar në minutën e 44-të me anë të Georgios Masouras.

Rashica

Në 45 minutat e dytë, ishte një ballafaqim i më i baraspeshuar se sa në pjesën e parë.

Të dy ekipet kishin shanset e veta, por Kosova arriti të konkretizonte një rast tejet të mirë.

Ishte minuta e 76-te e takimit, kur Edon Zhgerova asistoi për Amir Rrahmanin, që shënoi për 1-1.

Deri në fund, të dy përfaqësueset kishin shanse të mira, por që mbajtën rezultatin e pandryshuar.

Kosova e përfundon aventurën kualifikuese në Kupën e Botës në vendin e pestë me pesë pikë në Grupin B, me Spanjën si lider me 19 pikë, Suedia me 15, Greqia me dhjetë dhe Gjeorgjia me shtatë sosh.

Related Articles