Kombëtarja e Kosovës në Counter-Strike 2 e ka përfunduar rrugëtimin në Kampionatin Evropian që po mbahet në Prishtinë.
Djelmoshat tanë u eliminuan në çerekfinale nga përfaqësuesja e Lituanisë me rezultat të përgjithshëm 2:0 në harta.
Kosova e nisi mirë ndeshjen në hartën e parë, Anubis, ku edhe udhëhiqte, por lituanezët rikthyen rezultatin dhe e fituan mapin. Në hartën e dytë, Ancient, të përzgjedhur nga Kosova, ndeshja ishte shumë e ngushtë dhe përfundoi në shtesë, me rezultat përfundimtar 16:15 në favor të Lituanisë.
Me këtë fitore, Lituania kualifikohet në gjysmëfinale, ku do të përballet me fituesin e duelit Gjermani – Letoni.