46 mijë 800 doza vaksinash COVID-19, nga mekanizmi Pfizer, kanë arritur në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti, ka thënë për Gazetën Enigma se në Kosovë ka arritur një kontingjent me vaksina anti-COVID-19.
“46 mijë 800 doza vaksinash COVID-19, nga mekanizmi Pfizer, kanë arritur në Kosovë, të hënën që e lëm pas”, tha Hoti.
“Nga to, 5 mijë doza janë të donacionit të Bashkimit Evropian dhe sasia tjetër janë të blera nga Ministria e Shëndetësisë”.
Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 18 persona gjithsejtë.
Numri total i rasteve të konfirmuar është 107 mijë 954 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë numri i rasteve të vdekjes është 2 mijë 265 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 114.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 9 mijë 999 vaksina kundër COVID-19.
Nga fillimi i vaksinimit e deri më tani në të gjithë Kosovën janë dhënë 333 mijë 705 doza të vaksinës.
Ndërsa të vaksinuar me dozën e dytë janë 99 mijë 377./Gazeta Enigma/