Drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi, deklaroi sot se Kosova ka fonde të pashfrytëzuara në vlerë prej 1.4 milionë euro.
Sipas tij, ka shumë borxhe potenciale, por shtoi se Fondi ka rreth 2 milionë euro para të gatshme në llogari për t’i paguar ato por që sipas tij, nuk ka asnjë vendim zyrtar nga institucionet për borxhe.
Këto deklarata Plakiqi i bëri gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
“1.4 milionë euro është vlera e fondeve të pashfrytëzuara. Shumica e institucioneve me të cilat bashkëpunojmë janë vendore. Jemi duke punuar edhe me 48 institucione të jashtme në Maqedoni dhe Turqi. Kemi borxhe potenciale, rreth 2 milionë euro i kemi para të gatshme në llogari për pagesë. Por, nuk kemi asnjë vendim nga institucionet shëndetësore për t’i paguar borxhet”, u shpreh ai.