Kosova kryen stërvitjen e parafundit para nisjes për në Zvicër

Kosova kryen stërvitjen e parafundit para nisjes për në Zvicër

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot paradite me stërvitjen e radhës në Kampin Nacional në Hajvali në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Zvicrës për kualifikimet Euro 2024.

Seanca e sotme u mbajt nëpër kushte të vështira të motit, me rrebesh shiu dhe erëra të forta. Përkundër këtij fakti futbollistët u shfaqën maksimalisht të përkushtuar në stërvitje dhe me dëshirë për të përmirësuar edhe më shumë formën e tyre fizike, njofton FFK.

Para nisjes për në Bazel, Dardanët do të mbajnë edhe një stërvitje të enjten, teksa të premten në mëngjes do të udhëtojnë drejt Zvicrës, ku të shtunën i pret përballja e radhës në kuadër të Grupit I për kualifikimet Euro 2024.

Related Articles