Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova zhvillon ndeshjen miqësore kundër Jordanisë, shkruan Gazeta “Enigma”.
Ky është takimi i parë i Dardanëve që nga largimi i Bernard Challandes nga posti i përzgjedhësit të skuadrës.
Trajneri Primoz Gliha e drejton Kosovën në këtë takim dhe objektivi është që të nxjerrë rezultat pozitiv.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave.
Formacionet zyrtare
Formacioni startues i Kosovës: Muric, Kryeziu, Rrahmani, Aliti, Vojvoda, Shala, V. Berisha, Fazliji, Rashica, Halimi, Muriqi.
Formacioni startues i Jordanisë: Abdulalia, Abuhasheesh, Nasib, Al-Dumeiri, Abdullarman, Marde, Haikal, Al-Rawabdeh, Haddad, Faisal, Olwan.
Ndeshja starton nga ora 18:00.
/Gazeta Enigma/