Trajneri i Igball Jashrit: “Në moshën e tij pak futbollistë i kanë këto karakteristika”

Trajneri i Igball Jashrit: “Në moshën e tij pak futbollistë i kanë këto karakteristika”

Nipi i komandatit legjendar, Adem Jashari, Igballi, tashmë ka filluar edhe karrierën e tij si futbollist, duke qenë edhe kapiten i përfaqësueses U17 të Kosovës.

Së fundmi, Igball Jashari ka marrë një ofertë të madhe nga Gjermania, ku do të kryej një periudhë testuese me klubin e RB Leipzig.

Gjatë të enjtes, Igballi do të udhëtojë për në Gjermani, dhe këtë e ka konfirmuar ai vet për Albanian Post.

I zënë shumë me ushtrimet dhe përgatitjet për udhëtimin, Igballi nuk mund të na dhuronte më shumë detaje.

Por, për dedikimin dhe kohën që ai ia kushton futbollit, ka folur një prej trajnerëve të tij, Mehmed Kurda.

Në pika të shkurtëra, ai ka treguar pak rreth Igballit.

“Ka pesë vite e gjysmë që futbollisti Igball Jashari udhëton nga Prekazi vetëm që të kryej stërvitjet”, u shpreh Kurda.

Kurda është trajner në shkollën e futbollit Kurda, dhe ai ka zbuluar se Jashari me shkollën e tyre është bashkuar nga Drenica.

“Qysh nga ditët e para, e kemi vënë re se bëhet fjalë për një futbollist të shpejt dhe shumë luftarak”.

“Në moshën e tij”, vazhdon Kurda, “pak futbollistë i kanë këto karakteristika”.

“Kur i shtojmë këtyre kualititeve punën që kemi bërë  me Jasharin dhe vullnetin tonë, atëherë shpresat për suksesin e madh në të ardhmen i kemi të larta”.

Se a ka ndikim mbiemri që ai bartë mbi supe në performancat e tij, Kurda tha: “Të gjithë e dijmë se çfarë ka dhënë familja e tij që ne, Igballi, dhe e gjithë Kosova ta gëzojë lirinë”.

Igball Jashari te Leipzig-u do të testohet për një periudhë mbi një javore, ku edhe do e marrë përgjigjen për një të ardhme të mundshme me klubin e madh gjerman.

/Gazeta Enigma/

Related Articles