Kosova me shtatë boksierë në turneun ndërkombëtar “Vllaznia 2025”

Kosova me shtatë boksierë në turneun ndërkombëtar “Vllaznia 2025”

Ekipi i Kosovës në boks më 5 qershor do të udhëtojë në Shkodër për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar memorial “Vllaznia 2025”, që do të mbahet nga 5 deri më 9 qershor në Shkodër.

Kosova do të përfaqësohet me shtatë boksierë: Bashkim Bajoku (55 kg), Lumturim Xhoxhaj (60 kg), Luar Aliu (60 kg), Rexhep Morina (65 kg), Loris Idrizi (70 kg), Jozef Rrasi (75 kg) e Planet Berisha (80kg), të udhëhequr nga trajneri Nazim Halili.

Shtëpia e boksit kosovar pret konkurrencë mjaft të fortë në këtë garë, ndërsa i uron fat dhe suksese ekipit përfaqësues.

Related Articles