Kosova merr nën kontroll hekurudhën në veri

Kosova merr nën kontroll hekurudhën në veri

Sot në veri të vendit, në Zveçan e Leposaviq u zhvillua një aksion i policisë për marrjen nën kontroll të stacioneve hekurudhore në këtë zonë.

Në ceremoni morën pjesë ministrat në detyrë, Dimal Basha, Xhelal Sveçla dhe Artane Rizvanolli morën pjesë në aksionin e policisë

Në këto dy komuna, stacionet e trenit kishin tabela në cirilik, tabela këto që u zëvendësuan me emërtimin në gjuhën shqipe dhe serbe, bashkë me stemën dhe emërtimin e Republikës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Objektet tani e tutje do të menaxhohen nga Infrakos-i, nën autoritetet e Kosovës.

Pas aksionit në njërën prej komunave, Sveçla u deklarua.

“Kjo është pjesë e rrjetit tonë dhe, siç theksoi ministri i Infrastrukturës, kjo do të jetë edhe pjesë e projekteve të rindërtimit të të gjithë rrjetit hekurudhor të Republikës së Kosovës”, tha Sveçla.

Related Articles