Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se ka nënshkruar një kontratë kornizë me prodhuesin e njohur amerikan të industrisë ushtarake, AM General, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e bëri të ditur vetë Maqedonci përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka vlerësuar se me këtë blerje, Forca e Sigurisë së Kosovës po kalon në një fazë tjetër të zhvillimit.
“Kontrata përfshin blerjen e sistemeve moderne të artilerisë mobile HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS). Në kontratë gjithashtu përfshihen automjete moderne të mbështetjes, pjesë rezervë, mirëmbajtja si dhe trajnimi për operim dhe mirëmbajtje”, ka shkruar ai.
Mqedonci theksoi se kjo blerje shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe në ndërtimin e një ushtrie moderne.
“Atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta. Të aftë, të gatshme dhe të ndërveprueshme me aleatët tanë strategjikë, duke garantuar siguri më të madhe për vendin dhe stabilitet afatgjatë në rajon”.
