Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave i ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji kundër Maqedonisë së Veriut.
Në dispozicion të përzgjedhëses Karin Annel Andersen janë 22 futbolliste, të cilat gjatë stërvitjes së sotme në stadiumin qendror në Kampin Nacional në Hajvali punuan në zbatimin e ideve të lojës nga trajnerja suedeze.
Dardanet do të vazhdojnë me stërvitje në Hajvali edhe nesër e pasnesër, derisa të premten e zhvillojnë ndeshjen e parë në Shkup, teksa më 27 qershor e luajnë edhe ndeshjen e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri.
Këto dy miqësore vijnë në kuadër të datave të lira të UEFA-s dhe i shërbejnë kombëtares për t’u përgatitur për sfidat e ardhshme kualifikuese.