Kosova për herë të parë mori vlerësim kreditor, shefja e USAID-it e quan moment historik

Kosova për herë të parë mori vlerësim kreditor, shefja e USAID-it e quan moment historik

Kosova ditë më parë arriti një moment historik duke marrë vlerësimin e saj të parë kreditor sovran. Fitch Ratings, agjenci globale e vlerësimit, i ka dhënë Kosovës vlerësimin BB, duke treguar perspektivë të qëndrueshme dhe duke e pozicionuar vendin në mënyrë të favorshme në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power që ndihmoi në këtë proces e ka quajtur moment historik që do të tërheqë investime të huaja në Kosovë.

“Kohët e fundit, Kosova siguroi për herë të parë @FitchRatings vlerësimi i kredisë sovrane me @USAID mbështetje. Ky moment historik do të tërheqë investime të huaja, do të reduktojë kostot e huamarrjes, do të rrisë aksesin në tregjet globale të kapitalit dhe do të ndihmojë në përshpejtimin e rritjes ekonomike”, ka shkruar ajo në Twitter.

Vlerësimi kreditor sovran është një matës kryesor i aftësisë kreditore të një vendi dhe kapacitetit për të përmbushur detyrimet financiare.

Deri më tani, Kosova ishte i vetmi vend evropian pa vlerësim kreditor sovran. Kjo mungesë ka kufizuar qasjen e saj në tregjet financiare globale, ka penguar prurjet e investimeve të huaja dhe ka rritur koston e kapitalit.

Vlerësimi i marrë rishtazi sjell avantazhe të shumta, duke përfshirë uljen e kostos së huamarrjes, mundësitë e shtuara për tërheqjen e investimeve të huaja, rritjen e qasjes në tregjet globale të kapitalit, nxitjen në njohjen ndërkombëtare dhe reforma të përshpejtuara strukturore ekonomike.

Related Articles