Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë në mbrëmjen e sotme një miqësore tejet interesante.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, djelmoshat tanë do të përballen me Jordaninë.
Ndeshja në fjalë është miqësore dhe nis nga ora 18:00.
Djelmoshat e Kosovës sot do t’i drejtojë trajneri slloven, Primoz Gliha, i cili e ka marrë “timonin” e skuadrës pas shkarkimit të Bernard Challandesit.
Ndryshe, Kosova pas katër ditësh luan në Athinë ndaj Greqisë për ndeshjen e fundit eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”./Gazeta Enigma/