Kosova të premten (nesër) do të përballet me Irlandën nga ora 14:00.
Kjo sfidë zhvillohet në kuadër të FIBA Kampionatit Evropian, Divizioni B për meshkuj U18.
Ndeshja do të zhvillohet për vendet 17-22. Tashmë Dardanët e rinj janë në grupin e ri, së bashku me Norvegjinë dhe Irlandën.
Humbja nga Norvegjia bartet nga Grupi B, ku basketbollistët e Kosovës kishin pësuar 59:50, ndërsa Irlanda-Norvegjia do të zhvillohet të shtunën.
Në grupe, Kosova kishte pesë humbje, në pesë ndeshje të zhvilluara.