Kombëtarja e Kosovës në basketboll e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në parakualifikuese në kuadër të Rrethit të Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.
Ky takim zhvillohet nga ora 18:00, me ‘Dardanët’ që kanë kryer mbrëmë stërvitjen e parafundit.
Për dallim nga ndeshja kundër Zvicrës, Erjon Kastrati është rikthyer nga lëndimi dhe po stërvitet rregullisht për të qenë i gatshëm.
Kosova ka mundur Zvicrën 76:49, ndërsa Danimarka ka mposhtur poashtu në udhëtim Zvicrën 46:60.
Pas ndeshjes ndaj Danimarkës, Dardanët më 29 korrik në Fribourg do të ndeshet me Zvicrën, kurse më 5 gusht në Prizren është ndeshja e fundit, kundër Danimarkës.