Rizvanolli: Kosova po bëhet pjesë e programit në vlerë prej 7 miliardë euro “Evropa Digjitale”

Rizvanolli: Kosova po bëhet pjesë e programit në vlerë prej 7 miliardë euro “Evropa Digjitale”

Kosova është bërë pjesë e një projekti në vlerë prej shtatë miliardë euro.

Ky projekt evropian ka të bëjë me teknologji.

Marrëveshja në emër të Kosovës u nënshkrua nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Ky program ka për qëllim të rritë qasjen në digjitalizim tek qytetarët, bizneset dhe institucionet, dhe përmes granteve strategjike të avancojë katër fusha:
 Resurset kompjuterike me performancë të lartë,

Inteligjenca artificiale (IA),

Shkathësitë e avancuara digjitale, si dhe

Përshpejtimi dhe shfrytëzimi më i mirë i kapaciteteve digjitale dhe ndërveprueshmëria (interoperabiliteti)”, thuhet në njoftim.

Related Articles