Kosova publikon sot listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Andorës

Kosova publikon sot listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Andorës

Kombëtarja e Kosovës në futboll është vetëm disa ditë larg nisjes së ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro2024”.

Përzgjedhësi i “Dardanëve”, Alain Giresse sot (e premte) do ta publikojë edhe listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit mars.

Në listën e trajnerit francez pritet të ketë pak risi. Raportohet se sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani është në mesin e lojtarëve të ftuar.

“Dardanët” do ta nisin kampanjën kualifikuese me ndeshjen në udhëtim te Izraeli më 25 mars nga ora 20:45.

Tri ditë më vonë reprezentacioni i Kosovës luan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kundër Andorrës me fillim nga ora 20:45.

Kosova ndodhet në Grupin I me Zvicrën, Rumaninë, Bjellorusinë, Izraelin dhe Andorrën.

Related Articles