Kosova rrezikon të mos e ketë Rashicën në shtator, U21 Pajazitin

Kosova rrezikon të mos e ketë Rashicën në shtator, U21 Pajazitin

Milot Rashica është futbollisti i vetëm i Përfaqësueses së Kosovës që luan në Premier League të Anglisë.

Por Rashica që luan për Norwichin mund t’u mungojë “Dardanëve” për ndeshjet e muajit shtator.

Premier League të martën ka dalë me një deklaratë ku kanë njoftuar se klubet kanë vendosur njëzëri për të mos lëshuar lojtarët për ndeshjet ndërkombëtare që zhvillohen në vendet që janë në listën e kuqe të Britanisë.

Kosova në shtator i luan tri ndeshje.

Më 2 shtator luan ndaj Gjeorgjisë në Batumi, pastaj pret Greqinë në Prishtinë pas tri ditësh. Në Prishtinë e luan edhe me Spanjën (8 shtator).

Related Articles