Me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Clirimit, në Kosovë do të shënohen aktivitete të shumta.
Aktivitetet do të nisin qysh në mëngjes, ku në ora 09:00 presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, do të vendosin kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s.
Po ashtu krerët e shtetit, do ë marrin pjesë në Manifestim Përkujtimor në fshatin Poklek të Komunës së Drenasit. (Fshati Poklek në Drenas, ora 11:00)
Ndërsa edhe në komuna do të ketë shumë aktivitete për nder të kësaj dite.
Komuna e Lipjanit me rastin e Ditës së Çlirimit mban disa aktivitete.
Agjenda:
-Ora 11:00, Seancë solemne. (Salla e Kuvendit Komunal)
-Ora 12:00, Homazhe te shtatorja e komandantit legjendar “Adem Jashari”. (Sheshi ”Adem Jashari”)
-Ora 12:30, Përurimi i shtatores së “Hajredin Bajramit”. (Udhëkryqi Lipjan-Magure)
-Ora 13:00, Përurimi i shtatores së “Xhavit Kozhanit”. (Te Biblioteka e Qytetit)
-Ora 13:30, Përurimi i shtatores së “Ruzhdi Shabanit”. (Te Q.K. “Tahir Sinani”)
Me rastin e 16 vjetorit të themelimit Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Lagjja Pejton, te zyra e parë e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 17:30)
Komuna e Prizrenit organizon aktivitete të ndryshme kulturore e sportive për nder të Festave të Qershorit.
Agjenda:
10:00 – Vizitë në varrezat e dëshmorëve. (Landovicë)
10:30 – Përurimi i Muzeut të Dëshmorëve. (Landovicë)
12:00 – Përurimi i Qendrës Kulturore Rinore. (Në lagjen Ortakoll)
12:30 – Përurimi i terrenit sportiv në shkollën “Abdyl Frashëri”
18:00 – Mbyllja e Panairit të Librit dhe dhënia e shpërblimeve. (Sheshi i Lidhjes)
19:00 – Koncert festiv me Shoqëritë Kulturore dhe Artistike të Komunës së Prizrenit. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”)
21:00 – “Qielli i Përjetësisë” sweet world për nder të viktimave të Covidit të Komunës së Prizrenit. (Ura e Gurit)