Kosova shënon fitore të lehtë ndaj Andorrës

Kosova shënon fitore të lehtë ndaj Andorrës

Kosova ka marrë fitoren e parë në kualifikimet e Euro 2024, duke triumfuar 3-0 në udhëtim te Andorra, në kuadër të Grupit I

Ndeshjen më mirë e nisën tanët, me Florian Loshajn që kishte një goditje nga gjuajtja e lirë qysh në minutën e parë.

Edhe pse ndeshja pati një ritëm të qetë, këtë gjë e ndryshoi Milot Rashica në minutën e 26-të, duke shënua një gol të bukur nga asistimi i Florent Muslijës.


Andorra kishte një mundësi shënimi në minutën e 37-të, por që Aro Muric ishte i sigurt.

Pjesa e dytë ishte edhe më dominuese nga Dardanët, duke shënuar dy gola të tjerë.

Ishte minuta e 71-të e takimit, kur Milot Rashica dyfishoi epërsinë, duke shfrytëzuar gabimin e portierit kundërshtar.


Për 3-0 u përkujdes Altin Zeqiri (83’), që ishte goli i tij i parë në fanellën e Kosovës, ndërsa Rashica ishte asistuesi.

Kosova me këtë fitore shkon në kuotën e shtatë pikë, shtatë më pak se lideri Zvicra, Rumani me 13, Izraeli me 11, Bjellorusia me pesë dhe Andorra me dy pikë.

Related Articles