Mbyllet takimi, Kosova shënon fitoren e parë në kualifikme.
Me autogolin e shënuar në pjesën e parë, saktësisht në minutën 19’ ku ishte i përfshirë Vedat Muriqi, ka përfunduar ndeshje e tretë kualifikuese e Kosovës për botërorin “Qatar 2022”.
Kosova ka pasur disa raste të jashtëzakonshme në pjesën e dytë për ta ngritur epërsinë por goli i pjesës së parë ishte ai që përcaktoi epilogun përfundimtar.
Kosova krijoi disa raste përmes Lirim Kastratit, por ky i fundit në momentet e fundit nuk kishte qetësinë e duhur për t’i konkretizuar.
Kjo ishte fitorja e parë ndonjëherë për Kosovën, derisa do të luajë dy ndeshje të tjera ndaj Greqisë (5 shtator) dhe Spanjës (8 shtator) në shtëpi.