Kosova shënon pozitën më të lartë në luftën ndaj korrupsionit

Kosova shënon pozitën më të lartë në luftën ndaj korrupsionit

Kosova është ngjitur për tri pozita në luftën ndaj korrupsionit, në dallim me vitin 2023, sipas analizës së publikuar sot nga Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI) nga Transperency International.

Kosova është vlerësuar me 44 pikë nga 100 të mundshme, duke u renditur e 73-ta nga vlerësimi i 180 shteteve.

Kjo është renditja më e lartë për Kosovën, që nga fillimi i vlerësimeve më 2012.

CPI mat se sa i korruptuar perceptohet të jetë sektori publik i çdo vendi, sipas ekspertëve dhe biznesmenëve.

Rezultati i çdo vendi është një kombinim i të paktën 3 burimeve të të dhënave të nxjerra nga 13 sondazhe dhe vlerësime të ndryshme të korrupsionit. Këto burime të dhënash janë mbledhur nga një sërë institucionesh me reputacion, duke përfshirë Bankën Botërore dhe Forumin Ekonomik Botëror. /Gazeta Enigma

Related Articles