Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll, sot nis misionin e kualifikimit për “Eurobasket 2025”.
Kosova sot zhvillillon stërvitjen e parë nga ora 17:30 në Marigona Rezidencë, kurse nga dita e diel fillohet me dy stërvitje gjatë ditës (nga ora 10:30 dhe 17:30).
Dardanët janë në grup me Zvicrën dhe Danimarkën në Rrethin e Tretë parakualifikues për Eurobasket 2025, ku vetëm vendi i parë kualifikohet tutje.
Basketbollistët të udhëhequr nga Rami Hadar fazën e parë të përgatitjeve e zhvillojnë në Prishtinë, kurse më pas do të zhvendosen në Prizren.
Në qytetin historik do të kenë edhe një ndeshje miqësore me Shqipërinë për tu përgatitur sa më mirë për garat evropiane.
Sfida e parë për Dardanët është më 19 korrik në Prizren kundër Zvicrës. Më 26 korrik do të jenë mysafirë të Danimarkës dhe tri ditë më vonë ndaj Zvicrës. Përballja e fundit është ndaj Danimarkës më 5 gusht në Prizren.
Kjo është hera e parë që Kosova A luan në Prizren, aty ku pret mbështetje maksimale nga tifozët, ashtu si i kanë përkrahur gjithmonë.