Kosova U19 përballet sot me Sllovakinë U19, kërkohen pikët e plota

Kosova U19 përballet sot me Sllovakinë U19, kërkohen pikët e plota

Përfaqësuesja e Kosovës U19 do të përballet sot me Sllovakinë në kuadër të grupit të 7-të të turneut kualifikues për Euro 2024 e ku marrin pjesë edhe Malta e Ukraina.

Kjo do të jetë ndeshja e parë për të drejtuarit e Adil Maliqit brenda grupit, kurse do të fillojë në ora 14:30.

“Presim një ndeshje të fortë ndaj një kundërshtari të fortë. Ne e kemi analizuar lojën e kundërshtarit përmes videove si atë individuale edhe kolektive, por ne jemi përgatitur mirë”, ka deklaruar Maliqi.

“Unë me këta djem ka një kohë që përgatitemi për këtë turne kualifikues. Kemi një grup të mirë që e dinë çka duan dhe merren vesh mirë ndërmjet vete”.

“Besoj shumë në ekip dhe presim rezultate të mira”, përfundoi me deklaratën e tij.

Related Articles