Kombëtarja e Kosovës U21 në futboll ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet e Evropianit të vitit 2025. Shorti është tërhequr të enjten në Nyon të Zvicrës.
Kosova është në grupin D së bashku me Gjermaninë, Poloninë, Izraelin, Bullgarinë dhe Estoninë.
Kosova ishte në vazon e pestë. Kualifikimet nisin në mars, ndërsa përfundojnë në tetor të vitit të ardhshëm.
Në nëntor do të zhvillohet plejofi për kualifikimin në Evropianin që do të mbahet në Sllovaki.
Përfaqësueset e 52 shteteve janë të ndara në nëntë grupe dhe luftojnë për 15 vende që dërgojnë në Evropianin e vitit 2025.
Shqipëria është në grupin E së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.