PDK-ja kërkon ndryshimin e vlerës së koeficientit të pagës

PDK-ja kërkon ndryshimin e vlerës së koeficientit të pagës

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Kosovës deklaroi se vlera e koeficientit të pagës duhet të jetë minimum 120 euro. Ai po ashtu shtoi se qeveria goditi qytetarët me, siç tha, 90 përqind rritje të tatimit në pronën e paluajtshme.

“E paarsyeshme është goditja që i bëhet sektorit të sigurisë. Stimulon të rinjtë që ta lënë Kosovën.

Ne si grup parlamentar i PDK-së propozojmë qe vlera e koeficientit të jetë minimum 120 euro”, u shpreh Shala.

Shqetësim për koeficientin shprehu edhe Hykmete Bajrami e LDK-së.

Related Articles