Kosova U21 publikon listën për duelin ndaj Andorrës

Kosova U21 publikon listën për duelin ndaj Andorrës

31 futbollistë janë ftuar në listën e zgjeruar nga përzgjedhësi i Kosovës U21, Michael Nees.

Të shtunën gjatë ditës, FFK-ja e publikoi listën e zgjeruar të futbollistëve për kualifikimet e Evropianit 2023, e që do të reduktohet në 24 futbollistë ditë më vonë.

Kështu ka shkruar Federata e Futbollit e Kosovës në faqen zyrtare.

Grumbullimi i shpresave të Kosovës për ndeshjen e parë kualifikuese të Evropianit 2023 kundër Andorrës, do të bëhet të martën më 25 maj.

“Përzgjedhësi Michael Nees e ka ndarë këtë grumbullim në dy faza. Në fazën e parë, prej 25 maj deri më 29 maj, janë ftuar 31 futbollistë dhe kjo fazë do të shërbejë si paraselektim, derisa më pas lista do të reduktohet në 24 futbollistë, të cilët do të jenë në grumbullim në fazën e dytë prej 31 majit, teksa ndeshja kualifikuese me Andorrën U21, zhvillohet më 8 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00”, shkruan FFK-ja.

Stërvitja e parë e Kosovës U21 do të zhvillohet në Kampin Edukativ Nacional në Hajvali.

Kosova U21 nën drejtimin e Neesit ka luajtur dy ndeshje miqësore. Debutoi me humbje në miqësoren e parë kundër Katarit U23 2:0, ndërsa miqësorja e dytë përfundoi baras, 2:2. Që të dyja duelet u zhvilluan në fund të muajit mars në Katar.

Related Articles