Kosovare Asllani e ka nisur me këmbë të mbarë eksperiencën tek Milani.
Futbollistja kosovare ishte protagoniste për “Rossoneri” duke i realizuar dy gola në debutimin e saj me Kuqezinjtë.
Përfaqësuesja suedeze kontribuoi në fitoren e ekipit të Maurizio Ganz me rezultat 3:1 ndaj Tokyo Verdy Beleza, në kuadër të Kupës së Italisë.
Asllani bashkëveproi mjaft mirë me shoqet e skuadrës dhe shfaqi gjakftohtësi kur doli përballë portieres kundërshtare.
Dhe, ish-futbollistja e Paris Saint-Germainit, Manchestet Cityt dhe Real Madridit, ndihet e lumtur me lojën që e shfaqi me ekipin e ri.
“Fitore 3:1 dhe çfarë ndjenjë e shkëlqyeshme t’i kem minutat e parë në fanellën e AC Milan”, shkroi Asllani në rrjetet sociale.
Ajo pritet ta drejtojë gjigantin italian drejt suksesit.
Kosovare Asllani është njëra prej lojtareve më të mira në Evropë në dekadën e fundit.