Pika kufitare e Morinës është duke u ballafaquar me një fluks të lartë udhëtarësh.
Kosovarët mbeten besnikë ndaj bregdetit shqiptar dhe duket se pikërisht gjatë muajit gusht do të kalojnë pushimet e tyre në peisazhet e bukura e bregdetet panoramike të Shqipërisë.
Njejtë pothuajse çdo vit bëjn edhe mërgimtarët e Kosovës, të cilët destinacion për të pushuar kanë bregdetin shqiptar.
“Plazhi i Shqipërisë është plazhi më i mirë në botë, nuk ka më mirë. Kemi dëgjuar që kanë ndryshuar çmimet, por ta shohim,” thonë një çift shqiptarësh, që ka kaluar mes Maqedonisë së Veriut nga Gjermania për të vizituar qytetet e vendlindjes.
Në vetëm në 24 orët e fundit përmes pikës kufitare Morinë, kanë hyrë më shumë se 32 mijë shtetas.
Më të shumtë janë qytetarët e Kosovës, që nisen drejt Shqipërisë. Ata thonë se nisen prej vitesh drejt bregdetit shqiptar për çmimet dhe shërbimin. /Gazeta Enigma